Prokuroria Themelore në Prishtinë lidhur me rastin e helmimit të rreth 20 qytetarëve në lokalin “Sach Pizza” ka deklaruar se është duke ndërmarrë veprime hetimore.

Kjo është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka pranuar informacione lidhur me helmimin e disa personave. Megjithatë Prokurori i Shtetit është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast. Për çdo zhvillim rreth kësaj çështje do të njoftoheni me kohë”, tha Shala për Reporteri.net.

Reklamë

Nga Policia e Kosovës dje thanë për Gazetën Online Reporteri.net se më 10 korrik kanë pranuar informacion për një rast të dyshuar të helmimit nga ushqimi.

“Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojmë se më 10.07.2026, Policia ka pranuar një informatë lidhur me dyshimin për helmim nga ushqimi të disa personave. Menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe institucionet përkatëse”, thanë dje nga Policia për Reporteri.net.

/Reporteri.net/

Dyshimet për helmimin e rreth 20 qytetarëve në “Sach Pizza”, Policia nis hetimet – krejt çka dihet deri tani

Reklamë