Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin, e ka përshkruar qëndrimin e të Dërguarit të Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, se Kosova e ka vendin në Këshillin e Evropës, si “hipokrizi dhe ofendim”.
“Qëndrimi në Prishtinë që shteti i ashtuquajtur i Kosovës duhet të jetë anëtar i Këshillit të Evropës dhe në Beograd të flasësh rreth perspektivës evropiane të Serbisë është hipokrizi dhe ofendim gjithashtu”, ka theksuar Vulin, raporton Vijesti.
“Nuk ka vend në Këshill të Evropës për shtetin e Serbisë dhe territorin e Kosovës dhe Metohisë nën administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara”.
“Bashkimi Evropian nuk mund të ulet në dy karrige dhe të kërkojë nga Serbia që ta respektojë politikën e saj dhe në të njëjtën kohë ata ta mbështesin Prishtinën që të anëtarësohet në Këshillin e Evropës”.
Sarrazin derisa ka qëndruar në Prishtinë ka thënë se Kosova e ka vendin në Këshillin e Evropës”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.