×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Hiqen nga sheshi tabelat me të dhëna të pasakta për masakrat

    Reporteri
    28 Mars 2026 | 10:31

    Komuna e Prishtinës me ekipet e kryeqytetit ka larguar tabelat e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999” në sheshin “Nënë Tereza”.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar video ku shihen duke u hequr tabelat nga sheshi.

    Ky veprim vjen pas vendimit që mori Komuna e Prishtinës, për pezullimin e lejes së ekspozimit, për shkak të pasaktësive të evidentuara në përmbajtjen e ekspozitës.

    Ekspozita e hapur më 24 mars në sheshet e Prishtinës, në përkujtim të masakrave të kryera nga forcat serbe në Kosovë gjatë luftës, ka goxha pasaktësi.

    Kjo ekspozitë me autor Shkëlzen Gashin ka nxitur reagime publike pasi u identifikuan gabime të shumta për të dhënat e shkruara në të.

    Në ekspozitën e vendosur në sheshin e Prishtinës për përvjetorin e bombardimeve të NATO-s, një pjesë e konsiderueshme e civilëve që janë vranë nëpër masakra janë cilësuar si persona të armatosur.

    Pothuajse në të gjitha tabelat e ekspozitës ka pasaktësi.

    Për këto pasaktësi kanë reaguar të mbijetuarit e masakrës së Dubravës, Enver Dugolli dhe Sadik Zeqiri, si dhe ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, i cili e ka quajtur ekspozitën cenim të drejtpërdrejt të së vërtetës historike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!