×
  • Lajme
  • Lajme

    Humbi jetën nën rrënojat e objektit ku po punonte, sot bëhet varrimi i të riut mitrovicas

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 10:18

    Visar Behrami, 28 vjeçar, dje u nxor i vdekur nga rrënojat e një objekti në Mitrovicë, pas disa orë kërkimesh nga ekipet e shpëtimit.


    I riu Behrami, po punonte në objektin e ish-hotelit Adriatiku në Mitrovicë, në momentin kur një pjesë e objektit u shemb, duke e lënë atë poshtë rrënojave.

    Behrami do të varroset sot në varrezat e fshatit Vdimiriq. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij i axhës, Lavdim Behrami.

    “Miq, shok e dashamir, iu njoftoj se dje me 22. 04. 2019 tragjikisht humbi jeten djali i agjes sim Visar Behrami. Vorrimi i t ndjerit behet sot me ikindi n varrezat f shatit Vdimiriq. Allahu baft rahmet mi shpirtin e Tij”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

    Në objektin që u shemb dje në mesditë në Mitrovicë, po kryheshin punime pa leje. Autoritetet kanë arrestuar punëdhënësin dhe punëkryesin.

    Hetimet, pritet të nxjerrin edhe shkaktarin e rrënimit të këtij objekti. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!