×
  • Lajme
  • Lajme

    I hapën llogari të rreme në rrjete sociale, vajza nga Prizreni tenton të vetëvritet

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 11:15

    Një vajzë nga Prizreni kishte tentuar të vetëvritej pasi nuk kishte mundur të durojë presionin që ishte bërë në drejtim të saj nga ana e një mashkulli i cili kishte hapur adresa të rreme në rrjetet sociale në emër të saj, shkruan Reporteri.net.


    Kjo u konfirmua përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në të cilin thuhet se viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore dhe e njëjta është jashtë rrezikut për jetë.

    Policia konfirmon se motivi i  incidentit është kanosja qe i është bërë viktimës nga ana e të dyshuarit mashkull ku ky i fundit kishte hapur adresa të rreme në rrjetet sociale në emër të viktimës.

    Nuk raportohet për të arrestuar. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!