Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq gjatë ditës së sotme po qëndron në Kosovë ku u prit në takim nga homologu i tij, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.
Në një prononcim për media pas takimit, Darmanoviq ka thënë se me shtetin e Kosovës kanë marrëdhënie shumë të mira dhe se ky bashkëpunim mes të dyja vendeve do të vazhdojë edhe më tutje.
Nga gazetarët, Darmanoviq ka pasur edhe një pyetje të befasishme të cilës i është përgjigjur në mënyrë të prerë, transmeton Reporteri.net
I pyetur nga gazetarët se i kujt është Çakorri, përgjigja e tij ishte: “Nuk ka pika kontestuese kjo punë është kry”, është shprehur ai.
Në kuadër të kësaj vizite, do të ketë takim ndërmjet dy delegacioneve shtetërore dhe do të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.