×
  • Lajme
  • Lajme

    I mituri në Prishtinë vjedh diamante e ari në vlerë prej katër mijë euro

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 11:10

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Prishtinë në Prishtinë ka ndodhur një vjedhje, që është kryer nga një i mitur, shkruan Reporteri.net.


    Sipas njoftimit të policisë, janë vjedhur tri komplete me gur të diamantit në vlerë 3000 euro, një palë rrathë dore në vlerë 400 euro, një palë vathë të arit në vlerë 200 euro si dhe tri unaza te arit ne vlerë 400 euro.

    Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe lokalizuar i dyshuari moshë e mitur mashkull K/Shqiptar, ku është kontrolluar- bastisur shtëpia e të dyshuarit dhe janë gjetur dhe janë konfiskuar si provë materiale disa stoli të arit dhe një çantë të krahut gjithashtu me disa stoli të arit.

    Me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes për 24 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!