Bedri Hamza ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga pozita e Kryetarit të PDK’së.

Ai e ka falenderuar Krasniqin, siç ka thënë, për kontributin e madh që ka dhënë në udhëheqjen e kësaj partie, shkruan Reporteri.net.

“Me integritet, vendosmëri dhe përkushtim ndaj vlerave të përbashkëta, ai e drejtoi partinë në periudhat më të vështira. Respekt dhe mirënjohje për bashkëpunimin korrekt dhe për gjithçka që ke bërë për PDK-në, miku im! Sot, më shumë se kurrë, ne kemi nevojë të qëndrojmë të bashkuar, të përkushtuar dhe të vendosur përballë sfidave që na presin. Bashkimi, besimi dhe përkushtimi ynë i përbashkët janë forca më e madhe e PDK-së dhe garancia e suksesit tonë”, ka shkruar Hamza.

Reklamë

Emri i Hamzës po përfolet si pasues i Krasniqit në këtë pozitë. Vetë Krasniqi tha se nëse Hamza vendos të kandidojë, do ta ketë mbështetjen e tij të plotë.

“Normalisht, nëse miku im, Bedri Hamza, kandidon për të qenë Kryetar i PDK’së, ai e ka mbështetjen time të plotë. Besoj në lidershipin e tij”, tha Krasniqi.

Ai tha se Hamza duhet të jetë kandidat i PDK’së për kryeministër.

“Unë jam i bindur që kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës duhet të jetë Bedri Hamza sepse jam i bindur se është kryeministri më i mirë që mund ta ketë Kosova tani”, tha Krasniqi, në konferencë për media./Reporteri.net

Reklamë