Në Kuvendin e partisë,  Imri Ahmeti, ka kërkuar të largohet nga pozita e Sekretarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gazeta online Reporteri.net  merr vesh se Ahmeti ka kërkuar të lirohet nga kjo pozitë duke përmendur “angazhimet e shumta dhe faktin që është kryetar i Lipjanit”.

Paraprakisht, para mediave Ahmeti bëri të ditur se nuk do të jetë më në këtë pozitë.

Reklamë

“Nuk besoj që duhet të vazhdoj me çështjen e sekretarit sepse besoj se duhet të marrim përgjegjësi”, deklaroi Ahmeti, duke shtuar se me këtë hap dëshiron të hapë rrugë edhe për gjeneratat e reja.