Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë ka dalë me njoftim lidhur me incidentin mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit në Skenderaj, gjë për të cilën ka konfirmuar se dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore rreth orës 13:30.
Në njoftim thuhet se të dy personat kanë lëndime, njëri fizike në fytyrë dhe kokë, ndërsa tjetri lëndime/gërvishje fizike.
Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, konfirmon se në ora 13:10, dy persona nga Skenderaj kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente. Të dy personat kanë shenja- lëndime, njëri fizike në fytyrë dhe kokë, kurse tjetri lëndime/gërvishje fizike.
Aktualisht, ekipet mjekësore janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore, përfshirë konsultimet nga ekipet mjekësore të reparteve të tjera”, thuhet në njoftim.
Fillimisht ishte Kryetari degës së VV-së në Skenderaj, Hysni Mehani, ai i cili shkroi se ishte sulmuar nga Sami Lushtaku, postim të cilin e bëri nga një profil tjetër pasi siç kishte thënë telefonin ia kishin marrë.
“Te dashur miq jam sulmuar nga Sami Lushtaku dhe banda e tij. Telefonin personal ma kanë marrë. Lus policinë të mbroj familjen time dhe ftoj familjrët për përmbajtje. Hysni Mehani”, shkroi ai.

Reagim pati edhe nga vetë Sami Lushtaku, i cili tha se pushteti i Albin Kurtit tentoi të më sulmojë.
“Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmoi në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit kurse etiketat si “Sami Serbia” qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan!”, shkroi Lushtaku.
/Reporteri.net/