×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-këshilltari i Isa Mustafës: Qeveria ka degraduar, zgjedhjet në LDK jetike për vendin

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 19:32

    Bajram Gecaj, ish këshilltar i ish-kryeministrit Isa Mustafa dhe ish-zv.ministër i Pushtetit Lokal, thotë se zgjedhjet e brendshme të radhës, LDK duhte t’i organizon si asnjëherë më parë, transmeton Reporteri.net.


    Ai kërkon të jepet maksimumi nga secili anëtarë në mënyrë që të nxjerrën individë të aftë, kredibilë, të dinjitetshëm e të guximshëm për të luftuar e për të mposhtë siç thotë këtë nomenklaturë institucionale dhe këtë mënyrë të mbrapsht të qeverisjes.

    Ai më tej kritikon ashpër qeverinë “Haradinaj”.

    “Kjo është padyshim qeveria më e keqe dhe më e dëmshme që ky vend ka pasur ndonjëherë. Qeveri që tanimë ka degraduar në përmasa alarmuese dhe e cila hapur, pa frikë, pa turp dhe pa asnjë brejtje ndërgjegjeje shkel ligjin, normat morale dhe rregullat e qeverisjes demokratike! Qeveri konfrontuese dhe konfliktuoze bash në të gjitha aspektet dhe në secilin drejtim. Qeveri kjo me tendencë konfrontimi edhe me miqtë e dëshmuar të Kosovës, në veçanti me SHBA-të e me BE-në, por edhe me miqtë dhe organizmat tjerë tanimë thuaja tradicionalë. Sot kjo qeveri kontestoi një raport të Bankës Botërore vetëm pse nxirrte në shesh paaftësinë dhe qeverisjen e tyre të keqe. Kontestimi dhe zhurma nuk rregullojnë gjendjen dhe nuk ndryshojnë të dhënat statistikore, por këtë e bën vetëm puna vetëmohuese dhe qeveria e mirë!”, shkruan Gecaj në Facebook.

    Ai më tej pohon se vendi sot ndodhet para një kthese historike nga e cila mund të dalim suksesshëm vetëm me një LDK të fortë e të fuqishme.

    “Aktivistë të nderuar të LDK-së, të punojmë shumë gjatë ditëve në vijim për të nxjerrë një strukturë nga më të fuqishmet dhe më të aftat; strukturë e cila përfundimisht do ti nxjerrë jashtë ‘loje’ këta keqbërës”, shkruan Gecaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!