×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-komandant “Kobra”: Këto janë dyshimet e mia për vrasjen e Ahmet Krasniqit

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 21:07

    Naser Vllasi- Ish-komandant i njësisë “Kobra” të UÇK-së ka folur për vrasjen e ish-ministrit Ahmeti Krasniqi.


    Ai thotë se dyshon në se dyshon në tre faktorë që ndikuan në vrasjen e Krasniqit, ndërsa shton se këto vrasje të larta nuk arrihen pa ndihmën e ndonjë shteti, shkruan Reporteri.net.

    “Nga kandi im kam dyshuar se tre faktorë janë: faktori brenda që futet të ne që ndodh, faktori kryesorë Beogradi që ka planë ta hek një njeri të madh si Ahmeti dhe faktori tjetër një pjesë e LPK-së se edhe ajo ka qenë e thyer në dy pjesë”, ka thënë “Kobra”.

    Ai ka treguar se si e ka mësuar lajmin për vrasjen e Krasniqit.

    “Momentin kur u vra Ahmet Krasniqi kam qenë në shtëpinë numër 2 afër Vilës së Azem Hajdarit. Kanë qenë orët e vona të 21 shtatorit dhe brenda shtabeve ishim të veshur në uniformë, dhe në momentin që hynë Mehdi Maloku një ushtarak nga Llapi e morëm lajmin. Ishte tronditje e madhe midis Tiranes me u vra ministri. Në atë moment m’u ka blloku truni”, ka deklaruar “Kobra” për Dukagjini.

    I pyetur se a ka pasur mbrojtje Ahmet Krasniqi komandant “Kobra” ka thënë se po.

    “Ahmet Krasniqi nuk i ka pasur askujt borxh. Sa e di ka pas mbrojtje, por natën e vrasjes së tij dështoi mbrojtja e tij”, ka deklaruar ai.

    Kujtojmë se Kolonel Ahmet Krasniqi, u vra në mes të Tiranës, diku në zonën e ish-shtëpisë së Partisë, në 21 shtator të vitit 1998, pak para mesnate. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!