×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ministri Ferid Agani dënohet me dy vite e gjashtë muaj burg

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 15:28

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani gjatë ditës së sotme është shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare, në rastin e njohur si “Stenta 1″. Për këtë rast ish-ministri Agani është dënuar me 2 vjet e gjashtë muaj burg nga Gjykata Themelore e Prishtinës, shkruan Reporteri.net.


    I akuzuari tjetër në po të njëjtin rast, ish-sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Gani Shabani, është gjetur po ashtu fajtor dhe është dënuar me dy vite burgim.

    Ky aktgjykim erdhi katër vjet e gjysmë pas shpalljes së aktakuzës ndaj Aganit dhe personave të tjerë të përfshirë në rast.

    Aktakuza në këtë rast është ngritur në qershorin e vitit 2016. Përveç Aganit e Shabanit, të akuzuar në këtë rast janë edhe rreth 60 persona të tjerë përfshirë mjekë e punëtorë të spitalit privat IMH dhe spitalit EDA./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!