Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur nga Haga drejt Kosovës.

Jakup Krasniqi pritet të vijë në Kosovë për një vizitë familjare, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Ardhja e Krasniqit në Kosovë lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes, e cila është e sëmurë

Reklamë

Kjo pritet të jetë hera e dytë që Krasniqi vjen në Kosovë që nga transferimi i tij në Hagë.

Herën e parë, ai kishte qëndruar në vendlindje pas vdekjes së vëllait të tij.

Jakup Krasniqi ndodhet në Hagë në kuadër të procesit gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës./ Kosovapress