×
  • Lajme
  • Lajme

    Javë me diell por edhe me shi

    Reporteri
    21 Prill 2019 | 23:45

    Në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira, diell dhe reshje shiu, shkruan Reporteri.net.


    “Reshje shiu parashihet të ketë ditën e martë dhe të enjten. Kurse vikendi paraqitet me reshje më të theksuara shiu”.

    “Në fushat termike pritet të ketë serish rritje. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë Celsius”.

    “Shtypja atmosferike do të ketë luhatje, por duke i ruajtur vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!