×
  • Lajme
  • Lajme

    Jep dorëheqje gjyqtari i Kushtetueses

    Reporteri
    25 Maj 2021 | 16:02

    Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu, ka dhanë dorëheqje nga ky institucion.


    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gjykata Kushtetuese përmes një njoftimi për media.

    Sipas njoftimit, Sejdiu ka ofruar dorëheqjen me qëllim të vazhdimit të karrierës së tij në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

    Me tej, Gjykata ka falënderuar Sejdiun për punën që ka bërë deri më sot.

    “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, z. Bekim Sejdiu, sot ka dorëzuar letër-dorëheqjen e tij nga pozita e gjyqtarit, në përputhje me dispozitat përkatëse të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me Rregulloren e punës së Gjykatës. Gjyqtari Sejdiu ka ofruar dorëheqjen me qëllim të vazhdimit të karrierës së tij në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga ky universitet përkitazi me avancimet akademike të stafit mësimdhënës. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shpreh falënderimin për punën që gjyqtari Sejdiu ka bërë deri më sot në avancimin e gjyqësisë kushtetuese të Kosovës dhe i uron suksese të mëtutjeshme në karrierën e tij profesionale”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!