×
  • Lajme
  • Lajme

    Jep dorëheqje nga Gjykata Kushtetuese gjyqtari që rrëzoi Avdullah Hotin nga posti i kryeministrit

    Reporteri
    25 Maj 2021 | 17:09

    Nëpërmjet një njoftimi për media, Gjykata Kushtetuese ka treguar se Bekim Sejdiu, gjyqtar i këtij institucioni që nga viti 2015, ka dhënë dorëheqje. Në njoftimin e Kushtetueses thuhet se kjo dorëheqje vjen si pasojë e vazhdimit të karrierës së Sejdiut në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.


    “Gjyqtari Sejdiu ka ofruar dorëheqjen me qëllim të vazhdimit të karrierës së tij në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga ky universitet përkitazi me avancimet akademike të stafit mësimdhënës”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Në gjashtë vitet e tij si pjesë e Kushtetueses, Sejdiu do të mbahet mend si gjyqtari referues që udhëhoqi procesin e vlerësimit të kushtetutshmërisë së zgjedhjes së Avdullah Hotit si kryeministër i Kosovës.

    Në raportin e tij, Sejdiu pati konkluduar se votimi i Hotit pas shkarkimit të Albin Kurtit nga posti i kryeministri ishte jo kushtetues.

    Ky raportim ishte votuar në mënyrë unanime nga të gjithë 9 gjyqtarët e organit më të lartë të interpretimit të Kushtetutës.

    Por, Sejdiu udhëhoqi edhe një lëndë të rëndësishme në Kushtetuese.

    Ai ishte raportues në vendimin që pakti konfirmuar se rritja e pagave për Qeverinë dhe vet gjyqtarët e Kushtetueses ishte në përputhje me aktin më të lartë të vendit.

    Bekim Sejdiu ishte pjesë e misioneve diplomatike të Kosovës në Ankara e New York.

    Ai është profesor asistent në Departamentin e të Drejtës Ndërkombëtare të Fakultetit Juridik pranë Universitetit të Prishtinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!