Drejtori  i Gazetës Online Reporteri.net Bekim Kabashi ka komentuar situatën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pasi kjo e fundit publikoi sonte listën me emrat e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 28 Dhjetorit.

Kabashi ka thënë se AAK rrezikon të kalojë pragun.

Ai ka thënë se rrezikun edhe më të madh që kjo parti të mos e kalojë pragun e bën edhe pjesëmarrja më masive e disaporës që pritet të jetë në këto zgjedhje.

Reklamë

“AAK e ka të ndjeshme kësaj here situatën, jo me të padrejtë thuhet se AAK-ja rrezikon edhe pragun nëse në zgjedhjet e 28 Dhjetorit dalja është shumë masive, dhe që pritet me ja shtu masivitetin pjesëmarrja e diasporës, atëherë rreziku është edhe më i madh”, ka thënë Kabashi në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.