Drejtori i Gazetës Online Reporteri.net Bekim Kabashi, ka reaguar pas konferencës që mbajti të dielën mbrëma kreu i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili konfirmoi se nuk kanë arritur bashkimin me PDK-në për të garuar me një listë të përbashkët.

Kabashi ka thënë se Limaj nuk ka bërë veprime të arsyeshme politike dhe se ia ka pa sherrin lakmisë së tij.

“Fatmir Limaj ia ka pa sherrin lakmisë së tij, nuk ka bërë veprime të arsyeshme politike edhe e ka nënshkru kapitullimin e tij në këto zgjedhje”, ka thënën Kabashi në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Reklamë

Kujtojmë se Fatmir Limaj në konferencë deklaroi se nëse partia e tij e kalon pragun, e për çka u shpreh i bindur se do të ndodhë në zgjedhjet e parakohshme më 28 dhjetor, atëherë shtoi se në Parlamentin e Kosovës do të arrijë bashkimin me grupin parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Jam i bindur, nëse NISMA do të jetë në parlament, me grupin e vet parlamentar, do t’i bashkohemi bashkimit. Do të jemi bashkë me shokët, me shoqet, me gjithë ata që kanë kërku bashkimin me grupin parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës”, deklaroi Limaj në një konferencë për media. /Reporteri.net/.