Ish-kreu i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, pasditen e sotme ka mbërritur në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

Ardhja e tij pason pas vdekjes së nënës së tij, Ajshe Veselit, para pak ditësh.

Nëna e Veselit, u varros në fshatin Broboniq të Mitrovicës më 7 janar.

Reklamë

Vitin e kaluar, Veseli kishte ardhur në Kosovë pasi gjendja e babait të tij, i cili më pas vdiq, ishte përkeqësuar. Ardhja e tij pati ndodhur me leje të veçantë nga Dhomat e Specializuara të Hagës.