×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidati shqiptar për president të Maqedonisë së Veriut kërkon shkarkimin e konsullit të Shqipërisë

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 16:44

    Blerim Reka, kandidati i pavarur në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar në lidhje me përfshirjen në fushatë të Imer Selmanit, Konsullit të Nderit të Republikës së Shqipërisë me seli në Manastir, shkruan Reporteri.net.


    Në konventën e kandidatit të LSDM-së, që u mbajt mbrëmë në Shkup, Imer Selmani me fjalimin e tij qendror prezentoi dhe mbështeti kandidaturën e Stevo Pendarovskit, me çka u përcaktua politikisht, ndërkohë që ushtron funksion konsulor.

    “Keqpërdorimi politik i pozitës së Konsullit të Nderit të Republikës së Shqipërisë, për interesa personale, nuk i bën nder as Republikës së Shqipërisë, as Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe as qytetarëve të këtij vendi”, vlerësojnë në Shtabin e Blerim Rekës, kandidatit të vetëm shqiptar për president të Maqedonisë.

    “Për shkeljen në fjalë, kandidati i pavarur, prof. Blerim Reka, do të kërkojë takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Z. Fatos Reka, kurse nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë do të kërkojë shkarkimin e Imer Selmanit nga pozita e Konsullit të Nderit”, thuhet në reagim. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!