×
  • Lajme
  • Lajme

    Kaq persona janë të prekur nga sëmundja e sklerozës në Kosovë

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 21:39

    Shoqata Skleroza Multiple Kosova njofton se në Kosovë janë mbi 1300 persona të prekur me Skleroze Multiple. Vetëm 100 persona trajtohen me terapi e cila subvencionohet nga Ministria e Shendetësisë, shkruan Reporteri.net.


    Kjo shoqatë përmes një kumtese për media, thekson se rreth 400 persona janë në listë të pritjes për më shumë se 3 vjet.

    Skleroza Multiple prek kryesisht moshat e reja 20-30 vjeç si edhe është shkaktari më i madh i invaliditetit pas aksidenteve rrugore.

    Në botë janë 14 lloje të terapive kurse në Kosovë është vetëm 1. Në Maqedoni janë në trajtim të gjithë si edhe 7 lloje të terapive.

    Në Kroaci janë të gjithë në trajtim dhe 14 lloje të terapive.

    “Ju bëj thirrje të gjithë personave që janë kompetent për listë esenciale të barnave në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë që të fillojnë edhe ta rrisin numrin e pacientëve sepse jemi lënë pas dore për më shumë se 10 vjet”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!