Një aksident ka ndodhur në fshatin Parallovë të Novobërdës reth orës 15:20 të hënën, ku ishin përfshirë 2 vetura.
Në këtë aksident janë lënduar katër persona, të cilat anë dërguar në Qendrën Emergjente të Gjilanit.
Lajmin e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit
“Ju njoftoj se sot në ora 15:20 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fsh.Parallov,KK-Novobërd. Njësitet e Trafikut rajonal, ndihma e pare dhe zjarrëfiksit kanë dalë , në vendngajrje . Nga hetuesit e aksidentit jemi njoftuar se në aksident janë të përfshira dy (2) vetura dhe janë të lënduar 4 persona të cilet nga ndihma e parë janë transportuar në QE-Gjilan. Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardh deri te aksidenti”, ka thënë ai.