×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Reagim

    Kërkesa e Hagës për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, Tërnava: E padrejtë, fyerje e rëndë ndaj luftëtarëve të lirisë

    Reporteri
    09 Shkurt 2026 | 18:15

    Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka thënë se kërkesa e Prokurorisë për dënim me burgim prej 45-vjetësh për ish-krerët e UÇK’së, është e padrejtë dhe përbën fyerje të rëndë ndaj luftëtarëve të lirisëm shkruan Reporteri.net.

    Në reagim thuhet se kjo kërkesë është thjeshtë politike.

    “Një qasje e tillë është fyese për viktimat e pafajshme, sulm ndaj heronjve që dhanë jetën për liri dhe përpjekje e hapur për njollosjen dhe degradimin e luftëtarëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës çlirimtare.

    Kjo kërkesë është thjesht politike, me synimin e rrezikshëm për të barazuar luftën çlirimtare të UÇK-së me regjimin kriminal të Sllobodan Millosheviqit, një barazim i papranueshëm historikisht, moralisht dhe juridikisht”, theksohet në reagim.

    Tërnava ka deklaruar se pret lirimin e ish-krerëve të UÇK’së.

    “Ne presim dhe besojmë se në fund do të triumfojë e drejta dhe se vendimi i panelit gjykues do të jetë i drejtë, i paanshëm dhe meritor, duke sjellë liri për çlirimtarët dhe duke ruajtur dinjitetin e luftës për liri”, ka deklaruar Tërnava./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!