×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Kërkimet për 33-vjeçarin në Ujman, Zeqiri: Terreni është i vështirë, deri në 40 metra thellësi

    Reporteri
    29 Korrik 2025 | 14:58

    Kryetari i Komunës së Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, ka deklaruar se të gjitha ekipet mbështetëse për kërkimin e trupit të mërgimtarit të zhdukur në Liqenin e Ujmanit janë kompletuar, ndërsa kërkimet po zhvillohen intensivisht.

    “Dihet se komuna është e përfshirë që nga dita e parë. Ajo që duhet të intervenojë e para është Policia e Kosovës dhe ekipi emergjent. Deshi Zoti t’i bashkëngjiten edhe ekipeve të kërkimet, ekipet maksimalisht të pajisura siç janë të FSK-së ”, tha Zeqiri për mediat nga vendi i ngjarjes.

    Ai theksoi se zhytësit po përballen me një terren shumë të vështirë, pasi thellësia e ujit arrin deri në 30 apo 40 metra.

    Sipas tij, ekipet e zhytësve janë duke u ndërruar vazhdimisht për të mbajtur kërkimin aktiv dhe të pandërprerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!