×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i kryekuvendarit Veseli: Pse nuk duhej të kishte pritshmëri të mëdha për Samitin e Berlinit

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 23:16

    Adri Nurellari, këshilltar i kryekuvendarit Kadri Veseli, ka thënë se në Kosovë kishte pritshmëri të gabuara nga Samiti i Berlinit për shumë arsye.


    Në mungesë të miqve amerikanë ka shtuar Nurellari nuk duhej të kishte ndonjë pritshmëri të madhe.

    “Së pari ishte pritshmëri e gabuar pasi ishte në prag të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian. Kështu që asnjë gjë e rëndësishme nuk mund të vendosej në atë samit që mund të penelizonte më pas rezultatin e zgjedhjeve [të Merkel dhe Macron]”, ka deklaruar ai në Dukagjin, shkruan Reporteri.net.

    “Për këtë arsye unë nuk shoh ndonjë zhgënjim nga samiti i Berlinit”.

    Ai ka pohuar se nuk mund të pritej diçka e madhe pasi Merkel dhe Macron janë aktor të pjekur politikisht që të mos marrin vendime që mund të kishin ndikim në zgjedhje.

    Kujtojmë se më 1 korrik do të mbahet një Samit tjetër këtë here në Paris ku nikoqir do jetë presidenti Emanuel Macron së bashku me kancerlaren gjermane Angela Merkel.

    Thaçi së fundmi në një intervistë për mediumin gjerman “Der Spiegel” ka thënë se shpreson që do arrihen rezultatet e para të prekshme në samitin e Parisit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!