×
  • Lajme
  • Lajme

    Kështu do të jetë moti të premten në Kosovë

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 23:35

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, shkruan Reporteri.net.


    Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius.

    “Vranësirat vende-vende ka mundësi të shoqërohen me riga lokale shiu. Në fushat barike pritet të ketë rënie, duke regjistruar vlera nën kufijtë e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 2-11 m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!