Shefqet Krasniqi vazhdon të jetë një nga imamët më të njohur në Kosovë.
I njohur për qëndrimet e tij kontroversë, Krasniqi para pak kohësh është përballur edhe me aktakuzë për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm.
Megjithatë, Gjykata Themelore e Prishtinës, marsin e vitit të shkuar e liroi atë nga akuzat, shkruan Reporteri.net.
Së fundi në rrjete sociale është shpërndarë një fotografi e kohës kur ish-imami i xhamisë së madhe të Prishtinës ka qenë i ri.
Në fotografinë në fjalë, Shefqet Krasniqi shihet i shoqëruar me dijetarin e njohur arab të islamit, Abdulkadër Arnauti – tashmë i ndjerë. /Reporteri.net/.