×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR: Ushtrimet e përbashkëta të Ushtrisë Shqiptare dhe FSK’së në veri nuk rrezikojnë askënd

    Reporteri
    07 Prill 2019 | 9:25

    Zëdhënësi i KFOR’it, Vincenzo Grasso ka folur për ushtrimet e përbashkëta të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ushtrisë së Shqipërisë, duke thënë se këto ushtrime nuk sjellin destabilizim.


    Këto komente zëdhënësi i KFOR-it i ka bërë për gazetën serbe “Novosti”, duke potencuar se nuk ka asnjë arsye për shqetësim dhe se vazhdojnë të kenë bashkëpunim të mirë me institucionet e Kosovës dhe ato të ushtrisë serbe.

    Ai ka folur edhe për ushtrimin e përbashkët të Ushtrisë së Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës.

    “Ky ushtrim është një shembull i përdorimit të keq të retorikës. Ushtrimet e përbashkëta të Ushtrisë së Shqipërisë (bëhet fjalë për disa ushtarë) dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfaqësuar ushtrimin e aftësive të kërkim shpëtimit. Por në disa media kjo u prezantua si një kërcënim i aksioneve të organizuara të dhunshme në veri të Kosovës. Kjo stërvitje në asnjë mënyrë nuk ka ndikuar në misionin e KFOR-it”, tha Grasso.

    Zëdhënësi i misionit paqeruajtës në Kosovë, tha se “KFOR-i është e vetmja forcë e autorizuar me Rezolutën e OKB-së që të garantojë sigurinë në Kosovë, kurse NATO është e gatshme të dërgojë trupa shtesë në Kosovë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!