Të mërkurën në mbrëmje rreth orës 23:00 nga njësitet policore të stacionit Qendra, është arrestuar një person, për të cilin policia thotë se ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes, që është raportuar të ketë ndodhur një ditë para arrestimit.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në një argjendari në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku një person i dyshuar ka arrit që nga aty të marr një sasi të stolive të arit (vlera rreth 10.000 euro) dhe të largohet nga vendi i ngjarjes.
Menjëherë pas marrjes së informacionit të parë, njësitet policore të stacionit Qendra në Prishtinë, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative, ato të kërkimit si dhe të hetimit, me qëllim të lokalizimit dhe kapjes së personit të dyshuar.
Reagimi i shpejtë i policisë si dhe masat e koordinuara operative, kanë rezultuar me kapjen e personit të dyshuar, 31 vjeç me inicialet L.B.
Të njëjtit policia i ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të stolive të arit, si dhe gjësende të ndryshme të cilat mund t’i shërbejnë ndriçimit të plotë të këtij rasti apo ndërlidhjes së tij me raste të tjera, të natyrës së njëjtë.
Personi i dyshuar pas intervistimit nga ana e policisë me rekomandimin e prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.
Një kontribut të veçantë në realizimin e këtij aksioni, kanë dhënë edhe qytetarët të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë me njësitet policore. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.