Kjo është klinika në Prishtinë ku dyshohet se u kryen transplant organesh

Tri vepra penale, pesë të arrestuar dhe një repart i mbyllur. Ky është bilanci fillestar i një hetimi të përbashkët të Inspektoratit Shëndetësor dhe Policisë në një klinikë private në Prishtinë.


Klinika e mbyllur dyshohet se është “American Clinic”, raporton Klan Kosova.

Për rastin në fjalë reagoi edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili i cili u zotua se interesi financiar nuk mund të vihet mbi shëndetin publik të qytetarëve.