×
  • Lajme
  • Lajme

    Klinaku: Arrestimi i Goxhajt u bë për t’i frikësuar njerëzit që e kundërshtojnë një gjykatë politike

    Reporteri
    31 Korrik 2023 | 18:56

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Faton Klinaku, ka reaguar pasi ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, u arrestua me kërkesë të Gjykatës Speciale.

    Klinaku ka thënë se arrestimi i Goxhajt është bërë për t’i frikësuar njerëzit që e kundërshtojnë një “gjykatë politike”.

    “Në Gjykatën Speciale është penguar drejtësia nga vet ajo, duke i rrjedhur dokumentet e saj, si dhe duke i publikuar “viktimat” e me këtë edhe dëshmitarët. Edhe arrestimi i Dritan Goxhaj, bëhet për t’i frikësuar njerëzit që e kundërshtojnë një gjykatë politike.”- ka shkruar Klinaku në Facebook.

    Goxhaj është arrestuar sot në Tiranë nën dyshimin për për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë frikësimin dhe pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare.

    Gjykata Speciale përmes një njoftimi ka bërë të ditur se DHSK-ja kërkoi arrestimin dhe dorëzimin e tij në Hagë.

    Gjykata Speciale konfirmon arrestimin e Driton Goxhajt në Tiranë: Dyshohet se frikësoi punonjësit e Hagës në punën e tyre

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!