×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNJ-ja thotë se i burgosuri që vdiq sot kishte kërkuar faljen e Presidentit, po vuante nga tumori

    Reporteri
    01 Dhjetor 2021 | 11:49

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar pas vdekjes së 71-vjeçarit i cili ishte i dënuar për vrasje të rëndë, ndërsa vdiq në Spitalin e Pejës, shkruan Reporteri.net.

    Në reagimin e KMDLNj-së thuhet se S.L. është pranuar në burg më 25 janar të vitit 2009 dhe që atëherë ka vuajtur nga tumori në kokë.

    “Që nga pranimi në burg, ka qenë i diagnostifikuar me tumor në kokë, i cili i është hequr gjatë mbajtjes së dënimit, sëmundje të traktit urogjenital, kardiovaskular, neurologjik, etj. Është trajtuar në vazhdimësi në Stacionarin e burgut dhe Spitalin e Pejës dhe QKUK, sipas nevojës. Kohëve të fundit ka pasur komplikime si pasojë e metastazave tumorale të cilat janë shprehur me ascit (lëng në abdomen) dhe rertentio urinae si dhe komplikime të tjera, të cilat ia kanë vështirësuar funksionimin për të cilin është kujdesur stafi mjekësor i stacionarit, në vazhdimësi”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

    Sipas KMDLNj-së, gjatë kësaj kohe kanë qenë duke u zhvilluar procedurat për pezullim të dënimit.

    KMDLNj thotë se ka pasur kërkesa të vazhdueshme që 71-vjeçarit t’i ndërpritet dënimi, e për këtë thotë se ka pasur kërkesë edhe për falje nga Presidenti, por që asnjë prej kërkesave s’është realizuar.

    “Si pasojë e kësaj, ka qenë i shtrirë në SP në Pejë dy javët e fundit nën kujdesin e vazhdueshëm të këtij institucioni. Në këtë kohë ka qenë duke u zhvilluar procedurat për pezullim të dënimit, të kërkuar nga stafi mjekësor dhe Drejtori i Burgut të Dubravës. Ka qenë kërkesë e vazhdueshme që të i ndërpritet dinim për shkaqe shëndetësore. Ka pasur kërkesë për falje nga Presidenti, por të gjitha këto nuk janë realizuar”, thotë KMDLNj.

    KMDLNj thotë se në raste të tilla kur të burgosurit janë me sëmundje të pashërueshme, duhet t’iu ndërpritet vuajtja e dënimit.

    Reporteri.net, më herët gjatë ditës njoftoi se i burgosuri vdiq në spital, ku edhe po trajtohej.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!