×
  • Lajme
  • Lajme

    Kolona të gjata dhe pritje disaorëshe në Merdare

    Reporteri
    19 Prill 2019 | 15:02

    Sikurse çdo vit, sa herë që në shtetet perëndimore ka pushime, mërgimtarët ia mësyjnë vendlindjes.


    Ardhja e tyre me vetura, çdoherë shkakton kolona të gjata dhe pritje disaorëshe në pikëkalimet kufitare.

    Kështu, sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhimin kufitar, në pikëkalimin kufitar të Merdares në hyrje është krijuar kolonë veturash.

    Në matjet e bëra në mesditë rezulton se në hyrje të Merdares qytetarët presin 150 minuta, apo 2 orë e gjysmë, kurse kolona është e gjatë 2500 metra.

    Derisa, në dalje pritjet zgjasin 1 orë dhe kolona është 500 metra.

    Pritje njëorëshe ka edhe në hyrje të pikëkalimit Dheu i Bardhë dhe kolona është e gjatë 700 metra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!