×
  • Lajme
  • Lajme

    Komentuesi serb kërcënon Listën Serbe dhe Vuçiqin: Meritoni një plumb në ballë

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 13:13

    Zëvendëskryeministri serb Igor Simiq shpërndau në llogarinë e tij në Facebook, një shkrim në të cilin thuhej se incidentet e fundit në veri po shqetësojnë banorët serbë. Mirëpo, ndaj këtyre deklaratave reagoi një komentues serb i cili tha se “përfaqësuesit e serbëve në qeverinë e Haradinajt dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq meritojnë “vetëm një plumb në ballë”, transmeton Reporteri.net.


    Menjëherë ka reaguar Lista Serbe e cila ka thënë se presin që autoritetet kompetente të ndjekin penalisht të gjithë ata që drejtojnë kërcënime të tilla.

    “Cilët përfaqësues të serbëve në qeverinë e shqiptarit Haradinaj … Këta janë të gjithë tradhtarë, si Vuçiq, të gjithë meritojnë një plumb në ballë”, kishte shkruar Dragan Kostiq nën tekstin në të cilin nënkryetari i Listës Serbe tha se incidentet e fundit shqetësuan serbët në Kosovë.

    “Të dy nënkryetarët Igor Simiq dhe të gjithë anëtarët tanë gjithmonë do të vazhdojnë të luftojnë për popullin serb në çdo vend, presim që autoritetet kompetente të ndjekin penalisht ata që bëjnë kërcënime të tilla, sepse dhuna nuk duhet toleruar”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!