Sot është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit, ndërmjet kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, Nexhmi ef. Maksuti, që me buxhetin e Komunës, të mbulohen të gjitha shpenzimet e varrimit, në aspektin teknik, si dhe shërbimeve të tjera fetare për të gjithë qytetarët e komunës së Skenderajt.
Me aktin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, që nga sot, fillon edhe në praktikë zbatimit i premtimit të kryetarit Jashari, për t’i liruar të gjithë qytetarët nga pagesa e shpenzimeve të domosdoshme të varrimit.
Ndërkaq, sa i përket vendimit të kryetarit Jashari, pas debatit nëse ky vendim do të mbulojë edhe pagesën e anëtarësisë ndaj Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, marrëveshja e nënshkruar nuk i liron qytetarët nga përgjegjësia e tyre për pagesën e anëtarësisë, çështje kjo që iu takon dy palëve, KBI-së dhe qytetarëve. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.