×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfiskohen mbi 7 kg drogë në Pejë

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 20:46

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, pasi gjatë kontroll-bastisjes në banesën e tij, është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 7 kilogram e 101.6 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.


    Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit shtetit, është ndaluar për 48 orë për të vazhduar me procedura të mëtejshme.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti i hetimeve të stacionit policor në Pejë, me datën 24.04.2019 në vazhdën e hetimeve në lidhje me rastin ‘Lëndim i lehtë trupor’ përmes rrugëve operative ka siguruar informacion se i dyshuari i këtij rasti dyshohet se posedon substanca narkotike.

    Hetuesit kanë siguruar urdhrin nga gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës themelore në

    Pejë për të bërë kontroll-bastisje në banesën e të dyshuarit, me ç’rast gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një sasi pre 7 kilogram e 101.6 gram, substancë narkotike e llojit ‘marihuan’.

    Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit shtetit, ndalohet për 48 orë për të vazhduar me procedura ter mëtutjeshme. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!