Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë po vazhdon numërimi i votave i kandidatëve për deputetë, ku Gazeta Online Reporteri.net po përcjellë nga afër procesin në qendrën e votimit në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë.
Në një nga vendvotimet në këtë qendër votimi (1928/07) është Lëvizja Vetëvendosje ajo që po prin me numër të votave. Kandidati i saj për Kryeministër, Albin Kurti ka marrë më së shumti vota, 208.
Nga radhët e kësaj partie, jo keq me vota del të jetë edhe Glauk Konjufca i cili ka marrë plot 174 vota, pas tij, Donika Gërvalla-Schwarz me 79 vota, nga 78 vota kanë Hekuran Murati dhe Xhelal Sveçla, ndërsa Albulena Haxhiu numëron 77 vota.
Madje, Konjufca, krahasur me kandidatët për Kryeministër të PDK-së, Bedri Hamza dhe LDK-së, Lumir Abdixhiku, rezultatet tregojnë se qëndron më mirë se ta.
Ani pse kandidat për kryeministër, Bedri Hamza në këtë vendvotim ka marrë 125 vota, 49 vota më pak se Glauk Konjufca.
Kandidatë tjerë që kanë marrë më shumë vota nga kjo listë janë: Memli Krasniqi dhe Uran Ismaili me nga 66 vota, Vlora Çitaku 53 vota, Ganimete Musliu dhe Enver Hoxhaj me nga 41 vota dhe 28 vota ka marrë Abelard Tahiri.
Kandidati për Kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka marrë 104 vota në këtë vendvotim të shkollës “Pavarësia” në kryeqytet.
Pas tij vota kanë marrë, Doarsa Kica-Xhelili 60, Hykmete Bajrami 56, Avdullah Hoti 51, 45 vota ka marrë Kujtim Shala dhe Jehona Lushaku-Sadriu 39 vota.
Ndërsa, nga Koalicioni për Familjen, kreu i saj, Eman Rrahmani në këtë vendotim në këtë qendër votimi, ka marrë 12 vota.
/Reporteri.net/