×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi kritikon sloganin “Bac u kry”: Baci nuk ia shkeli kurrë nga Kosova

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 15:19

    Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka kritikuar krijimin e  sloganit “Bac u kry”  me portretin e Adem Jasharit, pasi sipas tij Adem Jashari edhe në kohët më të këqija për vendin nuk “ia shkeli kurrë” nga Kosova, shkruan Reporteri.net.


    Sipas Krasniqit, Adem Jashari nuk mund të bëhet i përdorshëm për teket e marifetet e askujt në ditët e sotshme.

    Krasniqi ka thënë se para portretit të Adem Legjendarit, kërkohet vetëm nderimi dhe përkulja.

    Reagimi i plotë:

    EDHE BACI DINTE T’IA SHKELTE!

    Të gjallët, të rinj apo të vjetër, në çdo kohë e kanë për obligim t’i nderojnë personalitetet kombëtare të së djeshmes, e sidomos kjo duhet të vlen për Adem Legjendarin. ADEM LEGJENDARI nuk mund të bëhet i përdorshëm për teket e marifetet e askujt në ditët e sotshme. E sidomos nuk guxon të përdorët Portreti i tij për çështje të tilla pa shprese e zhgënjimi. Pasi ai edhe në rrethana më të rënda as nuk e humbi shpresën e as u zhgënjye dhe nuk ia shkeli kurrë që ta lente Kosovën nën çizmen e huaj.

    Për gjera të tilla, në ditët tona mund dhe duhet të përdorën portretet e të gjithë atyre që e kanë kërkuar qeverisjen e vendit, e sidomos këta të viteve të fundit!

    Po, këta e meritojnë!

    Me e para portretit të Adem Legjendarit, kërkohet vetëm nderimi dhe përkulja!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!