Pas dorëheqjes si Kryetar i PDK’së, Memli Krasniqi, ka treguar emrin që preferon ta pasojë në këtë pozitë.
Krasniqi tha se nëse Bedri Hamza kandidon për kryetar të partisë, në konventën e së hënës, do ta ketë mbështetjen e tij të plotë, shkruan Reporteri.net.
“Normalisht, nëse miku im, Bedri Hamza, kandidon për të qenë Kryetar i PDK’së, ai e ka mbështetjen time të plotë. Besoj në lidershipin e tij”, tha Krasniqi.
Ai tha se Hamza duhet të jetë kandidat i PDK’së për kryeministër.
“Unë jam i bindur që kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës duhet të jetë Bedri Hamza sepse jam i bindur se është kryeministri më i mirë që mund ta ketë Kosova tani”, tha Krasniqi, në konferencë për media./Reporteri.net