×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Krasniqi pas rrëzimit të mocionit nga Specialja: E presim me padurim lirimin e tyre të pafajshëm

    Reporteri
    16 Korrik 2025 | 11:57

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pasi Gjykata Speciale në Hagë refuzoi mocionin për rrëzimin e një pjese të aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK’së.

    Krasniqi ka thënë se edhe ky vendim përfaqëson një mundësi të humbur për ta forcuar besimin në drejtësinë ndërkombëtare.

    Ai është shprehur i bindur se ish-krerët e UÇK’së do të lirohen, shkruan Reporteri.net.

    “Historia nuk guxon dhe nuk mund të shkruhet në sallat e heshtura të gjykatave, sepse është shkruar në sakrificat e popullit tonë për liri. Drejtësia mund të vonohet, por e vërteta nuk do të ndryshojë asnjëherë. Ata janë të pafajshëm. Ata janë çlirimtarë. Prandaj, e presim me padurim vendimin final për lirinë e tyre. Krenaria dhe dinjiteti i atyre që luftuan për këtë vend mbeten të pathyeshme – përjetësisht! Dielli do të lind përsëri – për çlirimtarët, për Kosovën dhe për të vërtetën”, ka shkruar Krasniqi.

    Gjykata Speciale ka rrëzuar mocionin e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së, duke lënë në fuqi të gjitha akuzat ndaj tyre.

    Avokatët kishin kërkuar rrëzimin e akuzave që lidhen me periudha jashtë datave të përcaktuara në aktakuzë, duke argumentuar se në Kosovë nuk ka pasur konflikt pas qershorit 1999 dhe para fundit të majit 1998.

    Gjykata e refuzoi kërkesën, duke theksuar se aprovimi i saj do të fragmentarizonte çështjen./Reporteri.net

    Si e arsyetoi Specialja rrëzimin e mocionit të mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!