×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Krasniqi reagon për vrasjen e trefishtë në Gjilan: Alarm për pasigurinë, akterët të sillen para drejtësisë

    Reporteri
    10 Gusht 2025 | 16:28

    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar për vrasjen e trefishtë sot në qytetin e Gjilanit, ku thotë se kjo ngjarje tragjike është alarm për pasigurinë, kriminalitetin dhe fenomenet negative që po rriten vitet e fundit në Kosovë.

    Krasniqi thotë se institucionet duhet të veprojnë shpejt për t’i sjell akterët para drejtësisë, por edhe për të rikthyer sigurinë dhe besimin e qytetarëve.

    Postimi i plotë i Krasniqit:

    Ngjarja tragjike e sotme në Gjilan, ku u vranë tre persona, është një dhembje e madhe për të gjithë.

    Ky është një tjetër alarm për pasigurinë, kriminalitetin dhe fenomenet negative që po rriten vitet e fundit në Kosovë.

    Institucionet duhet të veprojnë shpejt për t’i sjell akterët para drejtësisë, por edhe për të rikthyer sigurinë dhe besimin e qytetarëve.

    Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!