Memli Kransiqi, pasi u rizgjodh kryetar i PDK-së në një konferencë për media ka thënë ka folur për zgjedhjet lokale të 12 tetorit dhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve nacionale.
Ai ka thënë se nga 23 qershori deri më 14 korrik, është e hapur periudha e kandidimeve për kryetar të komunave, ndërsa ka bërë të ditur se nga java e ardhshme do të nis zyrtarizmi i kandidaturave.
“Nga java e ardhshme fillojmë me zyrtarizmin e kandidaturave për kryetar të Komunave”, ka thënë Krasniqi.
Sa i përket ndryshimeve në Kryesi të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se e ka menduar, por që është i bindur që do të vazhdojë me të njëjtën kryesi edhe në periudhën e ardhshme.
Ai ka thënë se po përgatiten për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor, por edhe për
“Jam duke shqyrtuar këtë, por me këtë kryesi që ia kam propozuar Këshillit Drejtues dhe me të cilën e kemi drejtuar PDK’në drejt rezultateve inkurajuese, jam i bindur që do të vazhdojmë edhe në fazën e ardhshme. Nga ajo që shohim, zgjedhjet e reja mund të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm”, ka thënë Krasniqi. /Reporteri.net/.