Krimi makabër në Prishtinë, familja e 28-vjeçares para varrimit fal gjakun

Në varrezat e Dragodanit gjatë pasdites së sotme i është dhënë lamtumira e fundit Remzije Kamberi-Krasniqit e cila gjatë së hënës u vra nga vjehrri i saj në banesën ku ata po jetonin në Dardani të Prishtinës.


Dorasi Hasan Krasniqi vrau edhe gruan e tij Hysnije Krasniqin dhe në fund edhe veten. Në momentin e krimit prezente ishte edhe një vajzë dy vjeçare e cila shpëtoi pa lëndime.

Gjatë ceremonisë së varrimit familja Kamberi ia ka falur gjakun e familjes Krasniqi, shkruan Reporteri.net.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme në vende të ndara u varrosën edhe të vdekurit tjerë, autori i krimit Hasan Krasniqi dhe gruaja e tij Hysnije Krasniqi. /Reporteri.net