×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri del kundër protestës së VV-së

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 9:57

    Kryeministri Ramush Haradinaj e ka kundërshtuar protestën e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila paralajmëruar të mbahet sot.


    Sipas Haradinajt, protesta para institucioneve të pavarura mund të marr kuptim tjetër që, sic thotë ai, mund të jetë edhe presion dhe ndërhyrje në drejtësi, shkruan Reporteri.net.

    “Protesta para Prokurorisë mund të marrë një kuptim tjetër, ajo mund të konsiderohet si ndërhyrje në institucionet e drejtësisë”, ka thënë Haradinaj.

    Këto fjalë Haradinaj i tha pasi u pyet lidhur me deklaratat e ambasadorit amerikan Kosnett, i cili tha dje se “kosovarët duhet të protestojnë për të vënë në presion Qeverinë”.

    Sidoqoftë, Lëvizja Vetëvendosje është e bindur se problemi i mosluftimit të korrupsionit është pikërisht në Prokurorinë e Shtetit, ndaj të parit të të cilit institucion kanë radhitur shumë kritika.

    Duke e quajtur “lepur”, VV-ja i ka dërguar porosi Aleksandër Lumezit se, sipas tyre, nuk mund të luftohet korrupsioni “duke u frikësuar”./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!