×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri flet për katër vdekjet e dyshimta në QKUK, kërkon kohë

    Reporteri
    05 Korrik 2020 | 14:58

    Kryeministri Hoti ka folur edhe për 4 vdekjet e dyshimta në QKUK, të prekur me Covid 19. Ai ka thënë se nëse ka pasur lëshime atëherë organet kopetente do të mirren me lëto raste.


    Kryeministri ka thënë se janë organet përkatëse ato të cilat duhet të merren me rastet e vdekjeve të dyshimta, për të cilat po pretendohet se ndodhën si pasojë e mosfunksionimit të aparaturave të oksigjenit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Nese ka pasur lëshime atëherë janë organet kopetente. Unë e di qe stafi shëndetësor po e bënë maksimumin aty dhe organet përkatëse do të shohin nëse ka pasur lëshime, ka thënë Hoti për rastet e mbrëmshme në Klinikën Infektive. Nuk mund të komentoj ato që fliten”.

    Por se a do të jep Zemaj dorëheqje Hoti ka thënë se është duke u bërë maksimumi për tu përballur me virusin.

    Hoti mes tjerash ka thënë se do të zbatojnë ligjin në fuqi për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe për të shqiptuar gjoba për qytetarët dhe bizneset që nuk i rrespektojnë masat.

    “Do të zbatojnë ligjin në fuqi për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse nsaj qytetarëve dhe bizneseve që nuk rrespketojnë ligjin”

    Në atë moment perosneli shëndetëosr më siguron mua që duhet të shpallet fjendje e jashtëzakonshme atëherë une nuk do të hezitoj, ka thënë Hoti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!