×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj nuk pret të kthehet në Kosovë, nga Amerika shkarkon ministrin serb

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 13:26

    Pas raportimit të mediave për deklaratën e Ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq i cili i quajti shqiptarët terroristë, ndërsa masakrën e Reçakut e ka quajtur të trilluar, zyrtari serb i Kosovës e ka humbur pozitën.


    Kjo pasi kryeministri Haradinaj nga Amerika ka vendosur ta shkarkojë atë, duke i quajtur deklaratat si të patolerueshme, shkruan Reporteri.net.

    “Është e pakuptimtë se si një deri sot kolegë i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.

    Ndër të tjera, Teodosijeviq ka akuzuar se populli i Kosovës ka bërë krime ndaj popullatës dhe policisë serbe në Kosovë.

    Ndryshe, edhe ditë më parë Haradinaj shkarkoi një zyrtare të lartë serbe. Vesna Mikic e pësoi pasi tha se NATO kreu gjenocid në Serbi./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!