×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministrja serbe: Do ta çojmë Kosovën në Arbitrazh për shkak të taksës

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 12:32

    Gjatë ditës së sotme presidenti serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi se do ta çojnë Kosovën në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit për shkak të vendimit të taksës 100 % të vënë ndaj mallrave serbe.


    Këtë ka konfirmuar edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila nuk po e pranon dot që edhe Kosova është pjesë e marrëveshjes për uljen e çmimeve të roaming në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    ”Do e çojmë Kosovën në Arbitrazh”, ka thënë kryeministrja Ana Bërnabiq në përgjigjien e saj ndaj pyetjes së gazetarit të Klanit.

    Mediat serbe gjatë ditës raportuan jo zyrtarisht se Serbia është duke e shqyrtuar Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit për shkak të vendimit të tarifës 100%.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!