Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq tha sot se korrigjimi i kufijve me Kosovën kurrë nuk ka qenë në rend të ditës, por që ekzistonte si opsion.
“Asnjëherë ky propozim nuk ka qenë në tryezë. A pres që të arrihet një marrëveshje deri në tetor? Nuk pres. Nuk kam asnjë arsye për të besuar, sepse ne të gjithë jemi ende larg dialogut dhe zgjidhjes së mundshme”, u shpreh kryeministrja serbe Ana Brnabiq, shkruan RTS, transmeton Reporteri.net.
Ajo ndër të tjera shtoi se tash e gjashtë vite, Prishtina nuk respekton Marrëveshjen e Brukselit, që nuk është formuar Asociacioni i Komunave serbe, edhe pse Beogradi sipas saj i ka përmbushur të gjitha detyrimet. Siç tha ajo, Bashkimi Evropian, i cili ishte garantues i marrëveshjes nuk bëri asgjë që Prishtina të përmbushë marrëveshjen.
Brnabiq deklaroi se pasoi një numër lëvizjesh të tilla si taksa prej 100 përqind për mallrat serbe, formimi i Ushtrisë së Kosovës dhe miratimi i platformës së dialogut që sipas saj është në kundërshtim me parimet e dialogut.
“Unë dhe presidenti Aleksandar Vucic e kemi sqaruar se se linja jonë e kuqe është taksa dhe se Prishtina duhet të tërheqë atë vendim. Nuk durojmë presionet, të gjithë partnerët tanë duhet ta kuptojnë se mbi Serbinë nuk mund të ushtrohet presion, u shpreh ndër të tjera Brnabiq. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.