Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, ka thënë në konferencën e sotme se janë më shumë se 17 mijë vota që ose u janë shtuar ose u janë hequr kandidatëve.

“Në komunën e Malishevës gjithsej kanë qenë 75 vendvotime, dhe nga këto vendvotime 9 mijë e 57 vota janë të shtuara dhe 7 mijë 996 janë vota të hequra, pra në total janë 17 mijë e 53 vota”, tha ai.

“Për të gjithë të lartcekurit është incicuar rasti “Falsifikim i rezultatit të votimit”, në ndërkohë që kurdo që ka prova për vepra tjera penale sigurisht që prokuroria do të veprojë”, shtoi Gashi.

Reklamë

Gashi u pyet nëse do të hetohen edhe kandidatët për deputetë të cilëve pas rinumërimit

“Varësisht nga rezultati i hetimiet dhe provat që i sigurojmë deri në një fazë të caktuar dhe prokurori i cili shqyrton rastin kuptohet se sipas nevojës mund të ftohet për t’u deklaruar”, tha Gashi.

Ai shtoi se nuk ka pasur asnjë kandidat të intervistuar.

Dyshimet për manipulim me vota në Malishevë, ndalohen për 48 orë 15 persona

Reklamë